Në Fakultetin e Filologjisë organizohet diskutimi me temë: Sfidat dhe Përparësitë në mësimdhënie që vijnë nga transformimi digjital

12 Dhjetor 2024
SHARE


Transformimi i shpejtë digjital në arsim ka ndryshuar thelbësisht peizazhin e mësimdhënies dhe mësimit në universitetet e botës. Kosova nuk është e vetme në këto turbulenca. 

Departamenti i Gazetarisë dhe “OSF-WB Alumni Network” (Fondacioni për Shoqëri të Hapur) organizojnë diskutimin me studentë, ekspertë dhe profesorë për të folur për “Sfidat dhe Përparësitë në mësimdhënie që vijnë nga transformimi digjital”. Tryeza mbahet në Fakultetin e Filologjisë, (salla 41),
 më 16 dhjetor, në ora 11.00.

Ky projekt ka për qëllim të shqyrtojë perspektivat e studentëve dhe profesorëve në Universitetin e Prishtinës në lidhje me sfidat dhe avantazhet që sjell ky transformim digjital.

Rendi i ditës do të jetë: 
11.00. Fjala Hyrëse:
Dr. Jeta Abazi Gashi, bursiste e OSB-WB Alumni dhe Dr. Muhamet Jahiri, Shef i
Departamentit të Gazetarisë.
11.05. Dr. Naim Jerliu, Prorektor për Mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe
botime në Universitetin e Prishtinës,
11.20. Dr. Blerim Rexha, Profesor i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë
Elektrike dhe Kompjuterike,
11.40. Arlinda Beka, Profesoreshë, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës,
12.00. Atdhe Lila, Institute for Technology and Society,
12.20. Blerta Zeqiraj, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, Universiteti i
Prishtinës
12.30 Pyetje dhe Përgjigje 
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.