Ambasada Austriake dhe zyra e BE në Kosovë së bashku me Shtëpinë e Evropës në Kosovë, po sjellin në Prishtinë njërin ndër autorët më të famshëm bashkëkohorë austriakë dhe fituesin e Çmimit Evropian të Librit 2023, Robert Menasse për të prezantuar romanin e tij “Zgjerimi” (Die Erweiterung). Romani posa është botuar edhe në gjuhën shqipe.
Bashkohuni në këtë takim letrar në të cilin autori do të lexojë pjesë nga libri, pasuar nga një diskutim mbi BE-në dhe temat e zgjerimit në qendër të romanit “Zgjerimi”, moderuar nga gazetari i KOHA-s, Augustin Palokaj dhe prof. asoc. Blertë Ismajli nga Universiteti i Prishtinës.
Detajet:
- Data: e enjte, 31 tetor 2024
- Vendndodhja: Auditori kryesor, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë
- Ora: 16:00
- Gjuha: Anglisht dhe gjermanisht (me përkthim në shqip dhe serbisht)