Viti 2024 shënon 100-vjetorin e vdekjes së shkrimtarit Franz Kafka dhe është shpallur Viti i Kafkas. Ky vit po shënohet edhe në Prishtinë me një varg aktivitetesh të organizuara nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në bashkëpunim me Goethe Zentrum, lektoratin e OeAD dhe Ambasadën Austriake.
Pas hapjes së ekspozitës “VRwandlung” dhe “Kafka komplett”, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në bashkëpunim Lektoratin e OEAD dhe Ambasadën Austriake shfaqin sot filmin “Kafkas letzte Reise”. Para filmit, të pranishmit do të kenë mundësi të dëgjojnë një ligjëratë për autorin Kafka nga prof. dr. Naser Mrasori.
Filmi shfaqet me datë 17-10-2024 në orën 16 në sallën “Idriz Ajeti”.