Profesorë dhe studentë të gazetarisë, zhvillojnë diskutim rreth lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias

17 Prill 2024
SHARE

Profesorët e Departamentit të Gazetarisë Muhamet Jahiri, Alban Zeneli dhe Gëzim Qerimi kanë zhvilluar diskutim me student të këtij departamenti për faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.
Në këtë ngjarje të zhvilluar në ambientet e KultPlus, profesori Qerimi foli rreth relacionit ndërmjet mediave, shtetit dhe politikës, si dhe ndikimin e këtij në lirinë e medias. Ndërkaq, shefi i Departamentit të Gazetarisë, profesori Jahiri informoi rreth politikave editoriale të mediave dhe ndikimin e tyre në punën e gazetarit. 
Në fund të diskutimit, studentët shprehën pikëpamjet e tyre dhe shpalosen sfidat që kanë hasur ata gjatë punës së tyre si gazetarë. 
Diskutimi u zhvillua në kuadër të projektit Media2040. Ky projekt është partneritet i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe synon fuqizimin e avokuesve të rinj për lirinë e medias në rajon. Projekti mbështetet nga Ambasada e Holandës në Kosovë.