Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit Ndërmjet Qendrës së Gjuhëve, në kuadër të Fakultetit të Filologjisë - UP dhe Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze

01 Mars 2024
SHARE

Qëllimi i këtij memorandumi është përcaktimi i bashkëpunimit ndërmjet Qendrës së Gjuhëve të Fakultetit të Filologjisë - UP dhe Asociacionit të Miqësisë kosovaro-japoneze, për ofrimin e mësimit të gjuhës dhe të kulturës japoneze, që po bëhet për herë të parë në UP, në periudhën kohore sipas marrëveshjes dypalëshe.

Ofrimi i mësimit të gjuhës dhe të kulturës japoneze nga Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze, në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë, krijon mundësi të mirë për të studiuar në Japoni. Poashtu, rrit mundësinë që të jeni pjesë e rrjetit të bizneseve
japoneze.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin rektori i UP-së, Qerim Qerimi, dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Marrëveshja u nënshkrua nga prof. Lindita Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë, dhe znj. Luljeta Arifi, drejtore ekzekutive e Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze.