në Botë”
Me rastin e Javës së Gjuhës Italiane në Botë, që këtë vit ka për temë italishten dhe të rinjtë, në Fakultetin e Filologjisë janë zhvilluar disa aktivitete prej 17.-22.10.2022. Të rinjtë ishin publiku i privilegjuar dhe protagonistë të kësaj jave. Janë paraqitur mundësitë e mësimit të gjuhës italiane në Fakultetin e Filologjisë, ku në Qendrën e Gjuhëve kanë të drejtë të regjistrohen edhe të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës.
Në këto aktivitete të Javës së Gjuhës Italiane të pranishëm ishin prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar e Universitetit të Prishtinës prof.asoc.dr. Albulena Blakaj, dekanja e Fakultetit të Filologjisë prof.dr. Lindita Rugova, të cilat theksuan rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja në Evropë e me këtë rast edhe mësimin e gjuhës italiane, si dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë De Riu.
Dekanja Rugova, në prani të Ambasadorit të Italisë në Kosovë De Riu, tregoi se prej këtij viti studentët e Fakultetit të Filologjisë mund të zgjedhin Gjuhën italiane si lëndë me zgjedhje deri në vitin e tretë të studimeve.
Gjatë kësaj jave është shfaqur edhe filmi “Trimëria” i Gianni Amelio-s, ndërsa studentet Arjeta Krosa, flaut, dhe Rrezarta Ramadani, soprano, interpretuan arie të Mozart-it dhe Bellini-t.