Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më datë 21.2.2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit Qendror për Studime të Doktoratës (KQSD) lidhur me listat përfundimtare të kandidatëve të pranuar në studimet e doktoratës për vitin akademik 2024/25, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga njësitë akademike
Bashkëngjitur gjeni Vendimin e Senatit me Nr.Prot.: 383 dt. 3.3.2025 dhe Listën e kandidatëve të pranuar në programet e mëposhtme:
Udhëzime për Regjistrim:
Kandidatët e pranuar duhet të kryejnë procedurat e regjistrimit në Administratën Qendrore të Universitetit të Prishtinës, nga data 4.3.2025 deri më 7.3.2025, gjatë regjistrimit, kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Fletëregjistrimin, i cili mund të shkarkohet nga SEMS në këtë adresë: https://sems.uni-pr.edu/Regjistrimet
- Dy fotografi me format 6x4 cm.
- Dëshminë e pagesës së semestrit.