Hapet afati për regjistrimin e semestrit dhe përzgjedhjen e lëndëve

13 Shkurt 2025
SHARE

I nderuar/a student/e,

Ju njoftojmë se është hapur afati për regjistrimin e semestrit për Semestrin Veror 2025. Të gjithë studentët duhet të kryejnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar dhe më pas të bëjnë përzgjedhjen e lëndëve përmes sistemit.

📅 Afati për regjistrim: 10 shkurt 2025 – 28 shkurt 2025
🖥 Përzgjedhja e lëndëve: Pas regjistrimit, përzgjidhni lëndët përkatëse në sistemin tonë online: https://sems.uni-pr.edu

Ju lutemi që të respektoni afatet e përcaktuara për të shmangur vonesat apo problemet me regjistrimin dhe vijueshmërinë në mësim. 

Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni shërbimin për studentë nëpër njësitë akademike.

Suksese dhe një semestër të mbarë!