Rifillojnë kurset e gjuhës italiane në Qendrën e Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës!

12 Shkurt 2025
SHARE

Më 18 shkurt, 2025, Qendra e Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës do të rinisë kursin e gjuhës italiane, i hapur për studentë dhe qytetarë. Ky është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar një nga gjuhët më të bukura dhe të kërkuara në botë, pa pasur nevojë për shpenzime të mëdha!

Pjesëmarrja në kurse është FALAS, falë mbështetjes së Ambasadës së Italisë në Prishtinë!

Tarifa e regjistrimit është vetëm 5 Euro për tërë semestrin.

Kurset dhe Orari:

Fillestarë me njohuri bazë (A1):

Të martën nga ora 16:30 – 18:30 ose Të mërkurën nga ora 15:00 – 17:00

Elementar (A2): Të mërkurën nga ora 17:30 – 19:30

I avancuar (B2-C1): Të enjten nga ora 17:30 – 19:30

 

Për aplikim ju lutemi plotësoni këtë formular. https://forms.gle/QUtb3GPe6MbbmxnB8

Për studentët e rinj:

Nëse keni pyetje dhe nuk jeni të sigurt për cilin nivel kursi të regjistroheni, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin informues që do të mbahet në Qendrën e Gjuhëve të UP-së, më 13 shkurt, nga ora 17:00 – 17:30 (Fakulteti i Filologjisë, kati përdhes, pranë sekretarisë së FSHMN-së). Ky takim do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur për kursin që i përshtatet nivelit tuaj.

 

Rregullat e Pjesëmarrjes:

Pas regjistrimit, kërkohet ndjekje e rregullt e kurseve. Shfrytëzoni mundësinë për të përvetësuar njohuri të reja dhe për të zhvilluar aftësitë tuaja në gjuhën italiane!

PS: Këtë semestër nuk do të ofrohen kurse për fillestarë absolutë. Ata që nuk kanë njohuri bazë të gramatikës dhe leksikut ftohen të regjistrohen në kurset e reja që do të nisin në tetor 2025.

Për pyetje shtesë na shkruani në: [email protected]