Trupat

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit të Filologjisë

Trupa Këshillëdhënëse (TK) është organ profesional me rol konsultativ, i cili mbështet Njësinë Akademike në zhvillimin dhe përditësimin e programeve të studimeve, duke siguruar përafrimin e tyre me kërkesat e tregut të punës. Sipas rregullores Nr. Prot: 1/437, e datës 18/5/2018, TK përbëhet prej së paku 11 deri në 17 anëtarë, të cilët përfshijnë përfaqësues të tregut të punës, drejtues dhe vendimmarrës nga institucionet private dhe publike, përfaqësues të autoriteteve qeveritare, si dhe një student me sukses të lartë akademik.

Në mbledhje konstitutive të mbajtur më 4 nëntor 2025, në Fakultetin e Filologjisë, me pjesëmarrjen e anëtarëve me të drejtë vote, të propozuar nga dekani i NjA, janë:

Anëtarët ex-officio, pa të drejtë vote janë:

  • Prof. asoc. Majlinda Gjelaj – Prorektore për zhvillim institucional, cilësi dhe çështje
  • Prof. asoc. Abdulla Rexhepi – Dekan
  • Prof. asoc. Isa Sulçevsi – Prodekan për mësim dhe cilësi
  • Emanuel Gjoleka – U.D. Sekretar
  • Prof. asst. Mimoza Hasani Pllana – Koordinatore për cilësi dhe zhvillim akademik

 

Pas mbledhjes konstituive, anëtarët me të drejtë vote e zgjodhën kryetarin e TK-së dhe nënkryetarin e saj. Kryetar i TK-së zgjidhet Valentina Sopjanin, ndërsa në detyrën e nënkryetarit zgjidhet Bruno Neziraj. Sipas rregullores, kryetari  ka mandat 2-vjeçar, ndërsa zëvendëskryetari ka mandat 3-vjeçar. Mandati i anëtarëve me të drejtë vote është së paku dy (2) vite, me mundësi rizgjedhjeje.