Dega e Gjuhës Shqipe vepron në kuadër të Fakultetit të Fililogjisë, në Universitetin e Prishtinës si njësi akademike e orientuar drejt mësimdhënies së gjuhës, përkthimit, komunikimit publik dhe drejt hulumtimit të mirëfilltë shkencor në fushë të gjuhës shqipe dhe në krahasim me gjuhët e tjera me të cilat shqipja ka lidhje dhe kontakte të vazhdueshme. Komponenti i mësimdhënies është vlera kryesore e programit të studimit BA, por krahas tij studimi i gjuhës shqipe përbën një nga vlerat e rëndësishme të tij që në fushë të hulumtimeve gjuhësore me fokus shqipen, hap perspektivën edhe për studime të mëtejme në nivelet MA e PhD. Programi është dizajnuar në atë mënyrë që theksi kryesor i përgatitjes të vihet mbi aftësitë praktike të përdorimit të gjuhës dhe mbi bazën teorike të gjuhësisë. Ndërsa hulumtimi ndërlidhet me mësimdhënien nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të profesorëve dhe të studentëve në kërkime të përbashkëta që, mes të tjerash, mëtojnë aftësimin kërkimor dhe krijues të kandidatëve. Kërkimet në formë të leximeve kritike dhe hulumtimeve empirike përfshijnë fusha të ndryshme të gjuhësisë, të letërsisë dhe të shkencave të komunikimit përgjithësisht. Këto rezultate prezantohen në formë diplomash, temash masteri dhe të doktoratave, por edhe si publikime nëpër konferenca brenda dhe jashtë vendit. Programi është ndërtuar mbi bazën e nevojave për komunikim të shoqërisë së sotme kosovare.
Studimet në programet BA dhe MA që ofron Dega e Gjuhës Shqipe janë të një rëndësie të veçantë pasi që ato, para së gjithash, ofrojnë përgatitjen kuadrove të reja që do të merren me mësimdhënien e shqipes si gjuhë e parë apo edhe si gjuhë e huaj, redaktorëve e lektorëve të gjuhës shqipe, përkthyesve si dhe përgatitjen e studiuesve të rinj të shqipes.
Pas përfundimit të studimeve të diplomuarit do të mund të orientohen për punësim në sektorë të ndryshëm dhe organizata qeveritare e joqeveritare, në mediume, në shtëpi botuese si dhe në fushën e arsimit. Programet BA e MA në kuadër të Deges krahasohen me të gjitha programet e departamenteve në rajon dhe në botë që e kanë një gjuhë që mësohet si gjuhë e parë. U dedikohet kandidatëve që diplomojnë në gjimnazet e përgjithshme si dhe në gjimnazet filologjike, por po ashtu edhe të gjithë atyre që në shkollimin e mesëm të lartë kanë pasur lëndë obligative Gjuhën shqipe dhe letërsinë.
Fakulteti ka zhvilluar bashkëpunime me institucione të shumta kërkimore, shkencore dhe akademike që kanë të bëjnë me fushën e albanistikës. Dega e Gjuhës Shqipe ka lidhur bashkëpunim me qendra të ndryshme universitare në Evropë: si Pragë, Berlin, Kozencë, Venecie, Torunj, Zagreb, Poznanj, Zarë, Kopenhagë, etj., ku studiohen qoftë shqipja, qoftë gjuhët e tjera ballkanike. Gjithashtu, fakulteti ka bashkëpunime edhe me qendra të tjera universitare në Evropë, ku ka departamente të ballkanistikës e të sllavistikës, si në Sofje, Shën-Peterburg, Beograd, Shkup etj., si dhe me universitete nga Turqia.
Departamenti i Gjuhës Shqipe ka themeluar dhe organizon në bashkëpunim me departamentet e tjera Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që është organizimi më i rëndësishëm i alabanologjisë. Në verën e vitit të shkuar 2024 është shënuar 50 vjetori i themelimit të Seminarit. Me sukses janë mbajtur kurset e shqipes për për studentët e huaj në tri nivele; janë mbajtur referime shkencore, tryeza të rrumbullakëta, promovime botimesh, ligjërata shkencore nga fusha e albanologjisë nga figurat më të shquara të albanologjisë në vend e nëpër botë etj.
Dega e Gjuhës Shqipe në vitin 2023 ka realizuar një vizitë studimore në fshatrat arbëreshe të Sicilisë, në kuadër të projektit Narrativat në komunitetet arbëreshe të Sicilisë në Itali. Në kuadër të këtij projekti është bërë një dokumentar që paraqet gjendjen gjuhësore të këtyre fshatrave arbëreshe në ditët e sotme. Projekti është mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Gjatë viteve profesorët e Degës së Gjuhës Shqipe kanë publikuar punime shkencore nga fushat e tyre përkatëse të studimit të indeksuara në platformën Scopus (shih CV-të digjitale të profesorëve). Punime të tjera janë në proces botimi.
Aktualisht Dega ka tetë mësimdhënës të rregullt dhe një asistent
Shef i Degës së Gjuhës Shqipe:
Prof. Bardh Rugova
Kontakti: [email protected]
Sekretare e Deges së Gjuhës Shqipe:
Prof.asst.Ardita Berisha
Kontakti: [email protected]
Bachelor
Master
Planprogrami me Syllabuse
(për t'i parë syllabuset klikoni mbi lëndën përkatëse)
|
Grada shkencore: BAÇELOR I GJUHËS SHQIPE |
|||||
|
Viti I |
|||||
|
Semestri I |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Norma e shqipes së shkruar |
2 |
4 |
6 |
|
2 |
O |
Gjuhë e huaj I |
2 |
2 |
6 |
|
3 |
O |
Histori e letërsisë shqipe I (Letërsi e vjetër dhe romantizëm) |
3 |
2 |
6 |
|
4 |
O |
Teori e letërsisë |
3 |
1 |
5 |
|
5 |
O |
Fonetikë dhe fonologji e shqipes së sotme |
3 |
2 |
7 |
|
Totali |
13 |
11 |
30 |
||
|
Semestri II |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Norma e shqipes së folur |
2 |
4 |
6 |
|
2 |
O |
|
2 |
2 |
6 |
|
3 |
O |
Histori e letërsisë shqipe II (Letërsi moderne) |
3 |
2 |
7 |
|
4 |
O |
Gjuhë latine |
2 |
2 |
6 |
|
5 |
O |
2 |
0 |
5 |
|
|
Totali |
11 |
10 |
30 |
||
|
Sqarim: Numri total i kredive (ECTS) të akumuluara për një vit është 60 ECTS – kredi. Në vitin I të gjitha lëndët janë obligative. Por në lëndët Gjuhë e huaj I (sem. I) dhe Gjuhë e huaj II (sem. II) studentët kanë mundësi të zgjedhin njërën prej këtyre gjuhëve të huaja: anglishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, spanjishten ose kroatishten. Pas zgjedhjes së njërës prej gjuhëve të përmendura studenti nuk do të mund t’i ndërrojë më as lëndën dhe as profesorin. |
|||||
|
Viti II |
|||||
|
Semestri III |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Morfologji I (Sistemi emëror i shqipes) |
2 |
4 |
7 |
|
2 |
O |
Histori e letërsisë shqipe III (Letërsi bashkëkohore shqipe) |
3 |
2 |
7 |
|
3 |
O |
Histori e standardizimit të shqipes |
2 |
1 |
6 |
|
4 |
Z |
Didaktikë e drejtshkrimit |
2 |
0 |
5 |
|
5 |
Z |
Histori e kulturës shqiptare |
2 |
0 |
5 |
|
6 |
Z |
Shkrimi shqip me alfabet arab |
2 |
0 |
5 |
|
7 |
Z |
2 |
0 |
5 |
|
|
Totali |
11 |
7 |
30 |
||
|
Semestri IV |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Morfologji II (Sistemi foljor i shqipes) |
2 |
4 |
7 |
|
2 |
O |
2 |
2 |
7 |
|
|
3 |
O |
2 |
2 |
6 |
|
|
4 |
Z |
Didaktikë e fonetikës |
2 |
0 |
5 |
|
5 |
Z |
Letërsi popullore |
2 |
0 |
5 |
|
6 |
Z |
Filozofi |
2 |
0 |
5 |
|
7 |
Z |
2 |
0 |
5 |
|
|
Totali |
10 |
8 |
30 |
||
|
Sqarim: Numri total i kredive (ECTS) të akumuluara për një vit është 60 ECTS – kredi. Nga 6 lëndët obligative fitohen gjithsej 40 ECTS, nga 8 lëndët zgjedhore studenti është i obliguar t’i zgjedhë 4 lëndë, gjegjësisht 20 ECTS – kredi. Pas zgjedhjes së lëndës zgjedhore ajo shndërrohet në lëndë obligative, prandaj tashmë studenti nuk do të mund t’i ndërrojë as lëndën dhe as profesorin. |
|||||
|
Viti III |
|||||
|
Semestri V |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Sintaksë e shqipes I (Sintaksa e fjalisë) |
2 |
4 |
7 |
|
2 |
O |
Dialektologji |
3 |
2 |
6 |
|
3 |
O |
Gjuhësi e përgjithshme |
3 |
1 |
7 |
|
(Teoritë e komunikimit dhe sistemi i shenjave) |
|||||
|
4 |
Z |
2 |
0 |
5 |
|
|
5 |
Z |
Didaktikë e shqipes si gjuhë e dytë |
2 |
0 |
5 |
|
6 |
Z |
Psikologji e përgjithshme |
2 |
0 |
5 |
|
7 |
Z |
Teknologji e informacionit për nevoja të gjuhësisë |
2 |
0 |
5 |
|
Totali |
12 |
7 |
30 |
||
|
Semestri VI |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Sintaksë e shqipes II (Sintaksë e periudhës) |
2 |
4 |
7 |
|
2 |
O |
Psikolinguistikë I (Prodhimi dhe të kuptuarit e gjuhës) |
2 |
1 |
7 |
|
3 |
O |
2 |
1 |
6 |
|
|
4 |
Z |
Didaktikë e gramatikës |
2 |
0 |
5 |
|
5 |
Z |
2 |
0 |
5 |
|
|
6 |
Z |
Psikologji e fëmijës |
2 |
0 |
5 |
|
7 |
Z |
2 |
0 |
5 |
|
|
Totali |
10 |
6 |
30 |
||
|
Sqarim: Numri total i kredive (ECTS) të akumuluara për një vit është 60 ECTS – kredi. Nga 6 lëndët obligative fitohen gjithsej 40 ECTS, nga 8 lëndët zgjedhore studenti është i obliguar t’i zgjedhë 4 lëndë, gjegjësisht 20 ECTS – kredi. Pas zgjedhjes së lëndës zgjedhore ajo shndërrohet në lëndë obligative, prandaj tashmë studenti nuk do të mund t’i ndërrojë as lëndën dhe as profesorin. |
|||||
|
Viti IV |
|||||
|
Semestri VII |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Hyrje në histori të gjuhës shqipe me fonetikë historike |
4 |
2 |
7 |
|
2 |
O |
Psikolinguistikë II (Të nxënit e gjuhës) |
2 |
1 |
7 |
|
3 |
O |
2 |
2 |
6 |
|
|
4 |
Z |
Analizë diskursi |
2 |
0 |
5 |
|
5 |
Z |
Didaktikë e letërsisë |
2 |
0 |
5 |
|
6 |
Z |
Tekste arbëreshe dhe arvanitase |
2 |
0 |
5 |
|
7 |
Z |
Gjuhë e gjallë ballkanike |
2 |
0 |
5 |
|
Totali |
12 |
5 |
30 |
||
|
Semestri VIII |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Gramatikë historike e gjuhës shqipe |
4 |
2 |
7 |
|
2 |
O |
Hyrje në gramatikë teksti të gjuhës shqipe |
2 |
2 |
6 |
|
3 |
O |
2 |
2 |
6 |
|
|
4 |
Z |
Etnolinguistikë |
2 |
1 |
5 |
|
5 |
Z |
Didaktikë e përkthimit |
2 |
1 |
5 |
|
6 |
O |
Punim diplome (1 orë konsultime me mentorin) |
6 |
||
|
7 |
O |
Klauzolë |
|||
|
Totali |
10 |
7 |
30 |
||
|
Sqarim: Numri total i kredive (ECTS) të akumuluara për një vit është 60 ECTS – kredi. Nga 6 lëndët obligative fitohen gjithsej 39 ECTS. Punimi i diplomës, që ka statusin e kursit obligativ, ka 6 ECTS. Lëndët obligative bashkë me Punimin e diplomës japin gjithsej 45 ECTS. Nga 6 lëndët zgjedhore studenti është i obliguar t’i zgjedhë 3 lëndë (2 lëndë në semestrin VII dhe 1 lëndë në semestrin VIII), me çka fitohen 15 ECTS. Pas zgjedhjes së lëndës zgjedhore ajo shndërrohet në lëndë obligative, prandaj tashmë studenti nuk do të mund t’i ndërrojë as lëndën dhe as profesorin. Klauzola është provim plotësues para diplomimit që teston njohuritë e përgjithshme të kandidatit nga lëndët e gjuhësisë në programin BA; është testim me shkrim që duhet të jepet para se studenti ta marrë temën e diplomës. |
|||||
|
Grada shkencore: MASTER I GJUHËS SHQIPE |
|||||
|
Viti I |
|||||
|
Semestri I |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Metodologji e punimit shkencor |
2 |
2 |
7 |
|
2 |
O |
Gjuhësi ballkanike |
2 |
0 |
6 |
|
3 |
O |
Gjuhësi strukturale |
2 |
0 |
7 |
|
4 |
Z |
Histori e albanistikës |
2 |
0 |
5 |
|
5 |
Z |
Gjuhësi teksti |
2 |
0 |
5 |
|
6 |
Z |
Gjuhësi gjenerative |
2 |
0 |
5 |
|
7 |
Z |
Gjuhësi kontrastive |
2 |
0 |
5 |
|
8 |
Z |
Fjalëformim |
2 |
2 |
5 |
|
Totali |
10 |
2-Feb |
30 |
||
|
Semestri II |
|||||
|
Nr. |
O/Z |
Lënda |
L |
U |
ECTS |
|
1 |
O |
Gjuhësi krahasimtare historike |
3 |
0 |
8 |
|
2 |
O |
Struktura e shqipes aktuale |
2 |
1 |
6 |
|
3 |
Z |
Autor i zgjedhur i gjuhësisë shqiptare (seminar) |
2 |
0 |
6 |
|
4 |
Z |
Struktura e shqipes së hershme |
2 |
0 |
6 |
|
5 |
O |
Diplomë (Master – konsultime me mentorin) |
|
|
10 |
|
Totali |
7 |
1 |
30 |
||
|
Sqarim: Numri total i kredive (ECTS) të akumuluara në këtë nivel studimesh është 60 ECTS – kredi. Nga 5 lëndët obligative fitohen gjithsej 34 ECTS, nga 7 lëndët zgjedhore studenti është i obliguar t’i zgjedhë 3 lëndë, 2 në semestrin IX dhe 1 në semestrin X dhe kështu fiton 16 ECTS – kredi. Diploma ka 10 ECTS. Pas zgjedhjes së lëndës zgjedhore ajo shndërrohet në lëndë obligative, prandaj tashmë studenti nuk do të mund t’i ndërrojë as lëndën dhe as profesorin. |
|||||