- Koordinon, organizon dhe mbikëqyrë punën e personelit të zyrës administrative të Fakultetit,
- Përgatitë materialet për mbledhjet e këshillit të Fakultetit dhe të organeve ndihmëse të këshillit të Fakultetit dhe merr pjesë në mbledhje,
- Harton procesverbalin dhe ekstraktin e procesverbalit nga mbledhjet e këshillit të Fakultetit dhe të organeve tjera të Fakultetit,
- Përpilon vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e këshillit të Fakultetit,
- Përpilon propozimet nga mbledhjet e organeve ndihmëse të këshillit të Fakultetit,
- Përgatitë vendimet të cilat i nxjerr dekani i Fakultetit në kuadër të kompetencave të tij.
- Në bashkëpunim me zyrtarin e lartë të studimeve master dhe të doktoratës udhëheq dokumentacionin për fitimin e titullit akademik në studimet master dhe të doktoratës në fazat prej paraqitjes së punimit deri në mbrojtjen e punimit,
- Përfaqëson Fakultetin në organet gjyqësore dhe organet e administratës sipas autorizimit të dekanit dhe sekretarit të përgjithshëm,
- Në bashkëpunim me komisionet përkatëse bën përpilimin e akteve normative të Fakultetit,
- Kryen punët administrative dhe juridike nga marrëdhënia e punës dhe mbanë evidencën dhe të dhënat e personelit në pajtim me ligjin dhe aktet e Fakultet dhe te Universitetit,
- Në bashkëpunim me prodekanin për mësimdhënie dhe kërkime shkencore përcjellë dhe mban evidencën për procedurën rreth zgjedhjeve dhe avancimeve të personelit akademik.
Postimet e fundit
- Profesori Abdulla Rexhepi do të mbajë ligjërata në Universitetin e Napolit si profesor i ftuar
- Në Fakultetin e Filologjisë shënohet java e shkrimtarit Franz Kafka
- Hapet Shkolla verore DAAD Go East në Departamnetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë
- Rektori Qerimi priti sot në takim historianin nga Universiteti i Vjenës, prof. Oliver Jens Schmitt