Prof. Dr. Lindita Sejdiu-Rugova
Dekane e Fakultetit të Filologjisë
+383 38 222 800
Të jesh pjesë e Filologjisë në UP është të jesh pjesë e kapitullit më të rëndësishëm të historisë së Kosovës, e kohës kur gjyshërit dhe prindërit tuaj kërkonin shkollim universitar. Të jesh pjesë e Filologjisë është të jesh pjesë e së tashmes dhe e ndryshimeve të mëdha nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri. Të jesh pjesë e Filologjisë në UP është ta krijosh një të ardhme tënden duke qenë pjesë e shumë programeve dhe mundësive të panumërta të shkëmbimit ndërkombëtar. Berlini, Poznanji, Torunji, Venecie, Frajburgu, Kopenhaga, Praga e Zagrebi janë vetëm disa nga partnerët tanë të dëshmuar në këtë rrugëtim.
Të jesh pjesë e Fakultetit të Filologjisë është të jesh pjesë e elitës shkencore, artistike dhe kulturore të vendit tënd të njohur botërisht.
- Ditët e gjuhës dhe të kulturës kroate
- Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Filologjisë, UP dhe Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Trakias të Edirnes, Turqi
- Disa studentë dhe mësimdhënëset e tyre të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane mbajtën workshop dyditor në Departamentin e Gjuhës gjermane në Universitetin e Trakias në Edirne, Turqi
- Ambasadori Halimi viziton Filologjikun