Gjuhë dhe Letërsi Frënge
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge ofron program të pasur dhe të thelluar studimi që i mundëson studentëve të zhvillojnë njohuri të avancuara në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës frënge. Ky Departament përgatit profesionistë të kualifikuar që mund të kontribuojnë në fusha të ndryshme, nga arsimi dhe kultura, deri tek diplomacia dhe biznesi ndërkombëtar.
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge është një njësi e Fakultetit të Filologjisë, që ofron programe bachelor dhe master për studentët që dëshirojnë të specializohen në gjuhën dhe letërsinë frënge. Departamenti ka një staf të kualifikuar mësimdhënësish të cilët ofrojnë arsimim të avancuar dhe të pasur teorik dhe praktik në këtë fushë.
Thelbin e kurrikulumit Ba dhe Ma e përbëjnë gjuhësia, letërsia, historia e letërsisë, historia e kulturës dhe civilizimit, konceptet dhe metodat e hulumtimit të gjuhësisë dhe letërsisë, përkthimi, teoria dhe praktika e tekstit, praktika gjuhësore, metodika-didaktika e mësimdhënies së frengjshtes si gjuhë e huaj. Me këtë synohet thellimi i njohurive shkencore, teoriko-metodike dhe praktike si dhe aftësimi në fushat përbërëse të këtij programi.
Studimet në programet e Departamentit të frengjishtës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe përvetësimin e njohurive për gjuhën dhe kulturën franceze. Ato i mundësojnë studentëve të zhvillojnë një nivel të lartë të njohurive linguistike dhe letrare, duke i përgatitur ata për karrierë shumë sektoriale, si dhe mundësi për të punuar në fusha të ndryshme profesionale. Hyrja e Kosovës në Frankofoni ka zgjeruar mundësitë për një të ardhme të mirë të gjuhës frënge në të gjitha fushat jetësore (punë, studime/hulumtime, përkthime, aktivitete kulturore etj.
Programet e Departamentit të frengjishtës përgatisin studentët për të zhvilluar aftësi të avancuara në gjuhën dhe letërsinë frënge, aftësi analitike dhe kritike, si dhe njohuri të thelluara për kulturën dhe historinë e Francës dhe vendeve të tjera frankofone. Programet ofrojnë mundësi për studentët të përgatiten për karrierë në fushat e arsimit, përkthimit, gazetarisë, diplomacisë, dhe shumë fusha të tjera profesionale.
Departamenti ofron programe studimi në nivelin bachelor dhe master. Strukturat e këtyre programeve janë të detajuara dhe mund të gjenden në tabelën e mëposhtme, ku përfshihen pasqyrat e lëndëve, kreditë, orët dhe mësimdhënësit përkatës. Dokumentet përfshijnë gjithashtu afatet e akreditimit dhe kërkesat për secilin program.
Silabusat e lëndëve janë të përgatitura në një formë të unifikuar dhe janë të disponueshme për studentët. Ata mund të kenë akses në silabusët e lëndëve në formë tabelare, ku përfshihen përmbajtja e lëndës, objektivat, kreditë dhe orët e mësimdhënies.
Departamenti ofron mundësi për shkëmbime ndërkombëtare përmes marrëveshjeve me universitete dhe institucione akademike të tjera në kuadër të Erasmus+. Programet e shkëmbimit ofrojnë mundësi për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe profesionale, duke jetuar dhe studiuar në universitete franceze si Caen, Montpelier, Paris.
Departamenti ofron mundësi për praktikë shkollore për studentët në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, dhe gjithashtu studentët mund të punojnë në kompani dhe organizata të ndryshme, si institucione kulturore, shoqata përkthimi, media, si dhe ambasada dhe institucione politike të vendeve frankofone. Këto mundësi i ndihmojnë studentët të përvetësojnë aftësi praktike dhe të krijojnë lidhje profesionale që i shërbejnë karrierës së tyre.
Përveç mësimeve akademike, Departamenti bashkë me Qendrën Profesionale Frankofone ofron mundësi trajnimi jashtëkurrikular për zhvillimin e studentëve. Këto trajnime janë të rëndësishme për zhvillimin e studentëve si profesionistë të kompletuar. Qendra Profesionale Frankofone dhe organizimi i trajnimeve aty, bashkpunimi me Ambassadën e Francës, Shoqatën e profesorëve të frëngjishtës, Institutin francez dhe Agjencinë Universitare Frankofone, në procesin e mësimdhënjes i japin vlerë të shtuar Departamentit të frengjishtes.
Departamenti organizon aktivitete të shumta jashtëkurrikulare, përfshirë konferenca, tryeza diskutimi, klube leximi dhe teatri e filmi, festa të fundvitit, të cilat janë mundësi për studentët që të thellojnë njohuritë e tyre dhe që Departamenti të jetë gjithashtu vend argëtimi për ta.
Departamenti i frëngjishtës organizon konferenca me mundësi të publikimit të akteve nëpër platforma frankofone, si dhe bashkëpunime të shumta shkencore me Fakultete e rajonit dhe më gjërë (Shqipëri, Mal të Zi, Bullgari, Maqedoni të Veriut, Rumani, Francë, Sllovaki etj.).
Shefe e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge:
-
Prof. asst. Nerimane Kamberi
Email: [email protected]
Sekretare e Departamentit Gjuhës dhe Letërsisë Frënge:
- Asst. Krenare Luma
Email: [email protected]
Të dhënat për çdo mësimdhënës të Departamentit:
Prof.ass. Teutë Blakqor - Salihu
Bachelor
- Plani i studimit – Gjuhë dhe letërsi frënge BA (2016-2020)
- Silabuset
- Plani i studimit – Gjuhë dhe letërsi frënge BA (2021-2026)
- Silabuset
- Silabuset 2022
Master
- Plani i studimit - Gjuhë dhe letërsi frënge MA (2013-2015)
- Plani i studimit – Gjuhë dhe letërsi frënge MA (2016-2021)
- Plani i studimit -Gjuhe dhe Letersi frenge MA(2022/2026)
- Silabuset
- Thirrje për Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Arsimit dhe Shkencës
- Shkëmbe përvojën, ndihmo të tjerët – Nga Pasioni te Profesioni: Gratë në Teknologji
- Ligjërata nga Profesorë të Universitetit të Napolit “L’Orientale” në Fakultetin e Filologjisë
- Rektori i Universitetit të Napolit mban ligjëratë në Fakultetin e Filologjisë