Gjuhë dhe letërsi frënge
PROGRAMI DHE STUDIMET
REZULTATET E SYNUARA TË MËSIMNXËNIES
Mësimi organizohet në formë ligjëratash (dy deri në tre orë në javë). Pas ligjëratave zhvillohen ushtrime praktike, gjatë të cilave studentët prezantojnë projektet e tyre ideore. Përmes punës në grupe, ata përfshihen në të gjitha etapat e hartimit të një punimi shkencor.
Rezultatet e pritura të mësimnxënies mbështeten në kompetencat që studenti duhet të zhvillojë, konkretisht në aftësinë për të:
-
kuptuar dhe interpretuar në mënyrë kritike universin shkencor;
-
njohur dhe aplikuar metodat kryesore të mbledhjes së materialit dokumentues;
-
identifikuar dhe dalluar me saktësi etapat e procesit të hulumtimit shkencor;
-
elaboruar dhe realizuar një kërkim shkencor, duke filluar nga hartimi dhe mbrojtja e temës së diplomës, e deri te aftësimi për të kryer çdo lloj hulumtimi shkencor në mënyrë të pavarur;
-
zhvilluar aftësi të transferueshme, të nevojshme për karrierën profesionale ose për studimet e mëtutjeshme.
Pra, rezultatet e pritura përcaktojnë kompetencat, njohuritë dhe aftësitë që studenti pritet të zhvillojë dhe të demonstrojë pas përfundimit me sukses të studimeve në fjalë.
KUALIFIKIMET E DHËNA
Kualifikimet e dhëna
Programi i studimit është në përputhje me Korniza Kombëtare e Kualifikimeve, sipas së cilës ky program studimi i takon nivelit 7 të saj në të cilat hyjnë përgatitja e studentëve për nivele të tilla studimi.
Programi studimor i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge u mundëson studentëve të fitojnë një sërë kualifikimesh akademike dhe shkathtësi profesionale, të cilat i pajisin ata me kompetenca të thelluara gjuhësore, kulturore dhe analitike. Të diplomuarit pajisen me kualifikimet në vijim:
1. Shkathtësi gjuhësore
-
zotërim i avancuar i gjuhës frënge në të gjitha komponentët e saj (të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit);
-
përdorim i saktë dhe i sofistikuar i strukturave gjuhësore, stilistike dhe pragmatike të frëngjishtes;
-
kompetencë komunikimi në kontekste akademike, profesionale dhe ndërkulturore.
2. Kualifikime letrare dhe kulturore
-
njohuri të thelluara mbi letërsinë franceze dhe frankofone nga periudha të ndryshme historike;
-
aftësi për të analizuar dhe interpretuar tekste letrare duke përdorur qasje bashkëkohore teorike dhe kritike;
-
njohuri mbi kulturën, historinë, diskurset shoqërore dhe fenomenet artistike të hapësirës frankofone.
3. Kualifikime kërkimore dhe akademike
-
përdorim i metodologjive të studimit gjuhësor dhe letrar;
-
aftësi për të realizuar punime kërkimore të pavarura, duke respektuar standardet akademike;
-
kompetencë në analizën kritike të burimeve dhe literaturës shkencore;
-
aftësi për të hartuar dhe prezantuar punime akademike në formë të shkruar dhe të folur.
4. Kualifikime profesionale dhe të transferueshme
-
aftësi për përkthim dhe interpretim në kontekste të ndryshme (letrar, administrativ, kulturor, akademik);
-
aftësi të komunikimit ndërkulturor dhe menaxhimit të situatave profesionale shumëgjuhëshe;
-
kompetencë për punë në grup, menaxhim projektesh dhe zgjidhje të problemeve;
-
zhvillim i mendimit kritik, analitik dhe kreativ.
5. Kualifikimi për punësim dhe vazhdim studimesh
-
përgatitje e studentëve për karriera në arsim, përkthim, media, institucione kulturore, administratë publike dhe organizata ndërkombëtare;
-
bazë solide teorike dhe metodologjike për vazhdimin e studimeve në nivel më të lartë.
PROCEDURAT E VLERËSIMIT
Mekanizmat e vlerësimit janë të bazuara në Kartën e Bolonjës dhe realizohen duke u mbështetur edhe te neni 108 i Statutit të Universitetit të Prishtinës. Në fillim të çdo semestri, profesorët i shpërndajnë në SEMS (platforma e UP-së) silabusat e lëndëve në të cilat janë të shpjeguara qartë mekanizmat dhe format e vlerësimit.
Aktualisht Fakulteti i Filologjisë vepron në bazë të udhëzimeve të nxjerra nga Statuti i UP-së dhe sipas Rregullores së studimeve. Të gjitha provimet mbahen brenda afatit të shpallur. Afatet e rregullta të provimeve janë: afati i janarit (dimëror), afati i qershorit (pranveror) dhe afati i shtatorit (vjeshtor). Studenti i vitit dhe drejtimit të caktuar, nuk mund t’i ketë dy provime nga lëndët e obligueshme në të njëjtën ditë. Orari i provimit duhet të shpallet jo më vonë se tri ditë para datës së provimit. Oraret e provimeve, pasi të jenë shpallur, janë të detyrueshme si për pyetësin ashtu edhe për studentin. Koha e paraqitjes së provimit fillon jo më herët se 6 javë para përfundimit dhe jo më vonë se 8 ditë para fillimit të afatit të provimit.
Çështja e ankesave të studentëve rreth provimeve është e rregulluar me Statutin e UP-së. Ndërsa, të drejtat e studentëve për riprovim janë të përcaktuara po ashtu me Statutin e UP-së.
Në provim mund të hyjnë vetëm studentët që i kanë kryer obligimet e tyre ligjore ndaj Fakultetit, në të kundërtën mund të zbatohen penalizimet nga Dekanati. Gjatë kohës së mbajtjes së provimit studenti nuk lejohet të përdorë telefonin celular, të kopjojë dhe të komunikojë me kolegë të tjerë, meqë rrezikon të përjashtohet nga provimi dhe të anulohet provimi i tij.
Testet gjysmësemestrale dhe semestrale janë pjesë e vlerësimit të vazhdueshëm të punës së studentit. Pjesëmarrja dhe angazhimi në mësim, si dhe detyrat hulumtuese japin një përqindje të caktuar në vlerësim.
Për më shumë, mund t’i referoheni Rregullores së studimeve BA në nivel të universitetit: Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu)
MUNDËSITË E LARMISHME TË MËSIMNXËNIES
Mundësitë e larmishme të mësimnxënies manifestohen përmes një game të gjerë strategjish pedagogjike dhe aplikimit të metodologjive të ndryshme të mësimdhënies, duke përfshirë ligjëratat interaktive, punën në grupe apo të pavarur si detyra kërkimore, studimet e rasteve, demonstrimet praktike, prezantimet, diskutimet e strukturuara dhe aktivitetet kërkimore. Këto metoda kontribuojnë në zhvillimin e kompetencave akademike, profesionale dhe analitike të studentëve dhe sigurojnë një proces të integruar, interaktiv dhe gjithëpërfshirës. Këto mundësi synojnë të forcojnë kompetencat akademike dhe profesionale, të promovojnë mësimnxënien aktive dhe të mundësojnë zhvillimin e aftësive analitike, kritike dhe kërkimore të studentëve.
- Shtyhet afati për aplikim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027
- Lista e kandidatëve për provim pranues të programeve PhD
- Panel shkencor mbi perspektivat e reja në studimet për Sami Frashërin
- Hapja e konkursit për pranimin e studentëve bachelor dhe master 2026-2027
- Raportet e komisioneve vlerësues për angazhimin e profesorëve dhe asistentëve të angazhuar