Më 26 qershor 2026, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua paneli shkencor “Perspektiva të reja në studimet mbi Sami Frashërin”, i organizuar nga Dega e Gjuhës Turke, Departamenti i Gjuhëve Sllave Ballkanike, në bashkëpunim me Departamentin e Orientalistikës të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Aktiviteti mblodhi profesorë, studiues dhe studentë nga të dy institucionet, duke krijuar një hapësirë të frytshme për shkëmbimin e ideve dhe prezantimin e kërkimeve bashkëkohore mbi jetën, veprën dhe trashëgiminë intelektuale të Sami Frashërit.
Pas prezantimeve, u zhvilluan diskutime mes profesorëve dhe studentëve, gjatë të cilave profesorët iu përgjigjën pyetjeve të studentëve dhe u shkëmbyen ide mbi perspektivat e reja të studimeve mbi Sami Frashërin.