Blerta Blakaj prezanton hulumtimin e saj në Konferencën Vjetore të European Political Science Society (EPSS) në Belfast

24 Qershor 2026
SHARE

Blerta Blakaj, pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe kandidate për doktoratë në Universitetin e Vjenës, mori pjesë në Konferencën Vjetore të European Political Science Society (EPSS), e mbajtur në Belfast, Mbretëria e Bashkuar.

Në kuadër të panelit “Migration Politics”, ajo prezantoi hulumtimin e saj me titull “Visa Liberalization Policy and Media Narratives: How Perceptions of Home and Abroad and Emigration Aspirations Changed in Kosovo”. Punimi trajton ndikimin e liberalizimit të vizave dhe narrativave mediatike në perceptimet e qytetarëve për migrimin, si dhe ndryshimet në aspiratat emigruese në Kosovë.

Konferenca EPSS është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e shkencave politike, duke mbledhur studiues dhe hulumtues nga universitete dhe institucione të njohura akademike nga e gjithë bota. Pjesëmarrja në këtë konferencë ofroi mundësi për prezantimin e rezultateve kërkimore, shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.

Pjesëmarrja dhe prezantimi i këtij hulumtimi pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik të Fakultetit të Filologjisë në kërkimin shkencor dhe në përfaqësimin e Universitetit të Prishtinës në forume prestigjioze akademike ndërkombëtare.