Sot, ndryshe nga çdo herë tjetër më parë, kemi përgatitur diçka shumë më interesante!

04 Qershor 2026
SHARE

 

A hyni ndonjëherë në Wikipedia?
A keni lexuar ndonjë artikull dhe keni zbuluar se nuk ka përkthime për temat që ju interesojnë?

Sot, studentët e fakultetit tonë, më saktësisht studentët e Gjuhës Italiane, Angleze, Gjermane dhe Latine, në bashkëpunim me redaktorët e Wikipedia-s, kanë bërë një ndryshim të madh në këtë drejtim! Ata kanë punuar, përshtatur dhe përkthyer mbi 70 artikuj të rinj, të cilët tani mund t’i zbuloni dhe t’i lexoni.

Mund të mësoni për shkrimtarë, aktorë, piktorë, këngëtarë, gazetarë dhe poetë italianë.., por edhe për veshjet, kulturën, traditat dhe ushqimet e Italisë së kohëve të lashta!

Kjo punë vullnetare, e udhëhequr nga profesoreshat Majlinda Bregasi dhe Fitore Qorraj, shpresojmë të kthehet në traditë në të gjithë Fakultetin Filologjik dhe të frymëzojë edhe fakultetet e tjera!