U mbajt konferenca shkencore “The Ottoman Balkans as a Space for Multilingualism: Actors, Practices, and Sites of Translation”

04 Qershor 2026
SHARE

Në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “The Ottoman Balkans as a Space for Multilingualism: Actors, Practices, and Sites of Translation”

Në këtë konferencë mori pjesë edhe prof. Abdulla Rexhepi me kumtesën “Hurufist Texts Written in Albanian with Arabic Script”. Në këtë kumtesë, prof. Rexhepi prezantoi tekstet hurufiste të shkruara në gjuhën shqipe me alfabet arab, të cilat paraqesin një burim të rëndësishëm për studimin e historisë intelektuale dhe të trashëgimisë kulturore shqiptare në periudhën osmane.

Në një kumtesë tjetër, prof. Gianfranco Bria nga Universiteti Roma Tre (Itali) dhe prof. Abdulla Rexhepi paraqitën temën “Between Persianate Heritage and Albanian Vernacular: Dalip Frashëri’s Kopshti i të mirëvet as a Site of Translation and Piety”. Në këtë prezantim, ata folën për përkthimin e Ḥadīkat al-suʿadāʾ të Fuzuliut në gjuhën shqipe nga Dalip Frashëri, përkthim i cili paraqet një moment të rëndësishëm në historinë e letërsisë shqipe dhe të traditës bektashiane.

Konferenca u organizua nga Universiteti i Münsterit në Gjermani, Universiteti i Sarajevës dhe Biblioteka Gazi Husrev Beg.