NJOFTIM

22 Maj 2026
SHARE

Të nderuar, me nderim të veçantë Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e poemës së parë epike femërore europiane, La Scanderbeida e Margherita Sarrocchi-t (1623), botuar për herë të parë e plotë nga Prof. Olimpia Gargano, dhe në inaugurimin e ekspozitës "Këndо, о Muzë, Trimërinë" – Shqipëria, Italia dhe Perandoria Osmane në poemën e parë epike femërore europiane.

 

Prof. Giuseppe Gargano do të prezantojë edhe 'Itineraret Kastriotiane' në Amalfi.


Ngjarja do të zhvillohet më 25 Maj 2026, ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani".

Kjo ngjarje realizohet falë një bashkëpunimi të shkëlqyer mes Institutit të Gjuhës dhe Kulturës Italiane të Universitetit të Prishtinës, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Ambasadës së Italisë në Prishtinë.

Prania Juaj do të ishte për ne një nder i madh dhe do t'i jepte një rëndësi të veçantë kësaj ngjarieje, duke dëshmuar mbështetjen e institucionit më të lartë akademik në vend për kulturën dhe trashëgiminë historike kombëtare.

Bashkëngjitur do të gjeni ftesën zyrtare.