Gjatë vizitës së tyre (11–15 maj), ato po mbajnë workshope dhe ligjërata me studentët e gjermanishtes në kuadër të lëndës së metodikës dhe me studentët e masterit “Gjermanishtja si gjuhë e huaj”. Të tria janë eksperte të njohura në fushën e metodikës dhe didaktikës së gjuhës gjermane si gjuhë e huaj, duke sjellë qasje bashkëkohore dhe përvojë të pasur akademike.
Gjatë qëndrimit të tyre në Fakultetin e Filologjisë, profesoreshat janë takuar edhe me stafin e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, ku të dyja palët shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për ta zhvilluar më tej këtë partneritet.
Aktualisht, dy studentë të Departamentit të Gjermanishtes po vijojnë një semestër studimi në universitetin partner, ndërsa në semestrin dimëror katër studentë të tjerë të departamentit do t’i bashkohen këtij programi të mobilitetit.
Protesoreshat gjermane theksuan se do të vazhdojnë dhe do të thellojnë bashkëpunimin, duke vlerësuar lartë nivelin gjuhësor, njohuritë teorike dhe angazhimin e studentëve tanë.
Ky bashkëpunim i qëndrueshëm përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të studimeve dhe ofron mundësi të reja akademike për studentët dhe stafin e fakultetit.