Ju ftojmë të merrni pjesë në Eventin e Kulturës Japoneze në Universitetin e Prishtinës

08 Maj 2026
SHARE

Ky aktivitet kulturor ofron mundësinë për t’u njohur me elemente të traditës dhe te gjuhës japoneze përmes prezantimit të kimonos, artit të origamit dhe një ore hyrëse të gjuhës japoneze. Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësi të informohen rreth testit ndërkombëtar të gjuhës japoneze JLPT dhe mundësive për studime në Japoni.

Aktiviteti organizohet nga Japan Foundation, në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës dhe Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

📍 Fakulteti i Filologjisë, Kati i II-të, salla Idriz Ajeti dhe hapësira para dekanatit
📅 15 maj
🕒 15:00 – 19:00