Si Modelet e Ndryshojnë Realitetin

10 Mars 2026
SHARE

Gjuha, Fuqia dhe e Vërteta në Epokën e Algoritmeve

Sot, Prof. Deborah De Rosa (Università della Calabria) mbajti një ligjëratë në Fakultetin e Filologjisë me temën 'Si Modelet e ndryshojnë realitetin. Gjuha, Fuqia dhe e Vërteta në Epokën e Algoritmeve.'

Në kohën e sotme shumë vendime publike e shkencore mbështeten në modele të parashikuara, sisteme gjuhësore të automatizuara dhe algoritme klasifikimi që funksionojnë në mënyrë 'të errët', por që prodhojnë efekte konkrete. Që nga moderimi i diskursit në mediat sociale deri te vlerësimi i rreziqeve shëndetësore dhe nga algoritmet që ndikojnë në politikat publike deri te përkthimi i teksteve politike mund ta ndryshojnë kuptimin në mënyra të ndryshme. Këto sisteme, jo vetëm që e përshkruajnë botën, por, mbi të gjitha, ndihmojnë në sendërtimin e saj.

Duke u mbështetur në pikëpamjen ndërhyrëse të Ian Hacking-ut mbi realitetin, sipas së cilës entitetet shkencore bëhen reale nëpërmjet praktikave dhe mjeteve që i stabilizojnë ato, dhe në konceptin e infosferës të Luciano Floridi-t, ligjërata tregoi se si modelet informacionale po transformojnë kriteret me të cilat përcaktojmë çfarë konsiderohet e vërtetë, e rëndësishme ose e besueshme.

Në disa raste, ajo që ne e konsiderojmë të vërtetë ose reale nuk varet më vetëm nga kuptimi ynë, por edhe nga kapaciteti i modeleve për të vepruar mbi botën dhe gjuhën. Çështja është se ne nuk po adaptojmë më thjesht teknologji të reja, por forma të reja racionaliteti, në të cilat gjuha po përkthehet gjithnjë e më shumë në llogaritje dhe e vërteta në performancë. Pyetja qendrore pra bëhet: kush i vendos kriteret nëpërmjet të cilave realiteti bëhet sot i kuptueshëm?

Ligjërata u organizua nga Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane - UP