Me rastin e Javës së Gjuhës Italiane në Botë, ju paraqesim programin e aktiviteteve që do të mbahen në nivel të Universitetit të Prishtinës, organizuar nga Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane.
Ceremonia e hapjes do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me takimin poetik “Dy zëra, një poezi”, ku marrin pjesë poetesha Denata Ndrecaj dhe Donika Dabishevci.
Me këtë rast do të promovohet edhe libri më i ri i poetes Ndrecaj, “Në cilën gjuhë duhet të vdes”.
Të martën, më 14 tetor, në orën 13:00, në sallën e Rektoratit, do të mbahet tryeza e rrumbullakët “Italishtja në botë”, e organizuar në bashkëpunim ndërmjet Akademisë së Crusca-s, Ambasadës Italiane dhe Institutit të Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP.
Fjalën e hapjes do ta mbajë ambasadori i Italisë, z. M. Antonini, ndërsa ligjërues kryesor (Key speaker) do të jetë Prof. Emeritus Leonardo M. Savoia.
Të mërkurën, më 15 tetor, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare, do të mbahet promovimi i librit “Arti i pushtetit – Akt gjuhësor në diskursin politik shqiptar”, i autores Prof. Majlinda Bregasi.
Panelistë: Prof. Leonardo M. Savoia, Prof. Th. Christensen dhe Prof. Rr. Paçarrizi.
Ju mirëpresim!