Profesoreshat e Fakultetit te Filologjisë, prof.dr. Milote Sadiku dhe prof.asoc.dr. Blertë Ismajli, mbajtën ligjërata në Universitetin e Vjenës

25 Qershor 2025
SHARE

Me ftesë të Universitetit të Vjenës, Institutit të Gjermanistikës, profesoreshat Milote Sadiku dhe Blertë Ismajli mbajtën ligjerata para studentëve të programit master “Gjermanishtja si gjuhë e huaj”. Milote Sadiku foli për mësimdhënien dhe të nxënit e gjermanishtes si gjuhë e huaj në Kosovë, duke u përqëndruar në didaktikën e shkathtësisë së të lexuarit në gjermanishten si gjuhë e huaj. Ndërsa Blertë Ismajli mbajti ligjëratën me titull “Nga gjuha te transferi kulturor: Shembulli i kontaktit gjuhësor gjermanisht-shqip”. Ajo foli për transferin kulturor, i cili vjen nga migrimi i shqiptarëve midis vendeve gjermanishtfolëse dhe vendeve dhe rajoneve shqipfolëse në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe Kosovës në veçanti. Me transferim gjuhësor, ajo nënkupton jo vetëm përhapjen e gjermanizmave në shqip, por edhe përhapjen e gjuhës gjermane në Ballkanin Perëndimor shqipfolës.

Prof.asoc.dr. Blertë Ismajli ka përfunduar studimet doktorale ndërsa prof.dr. Milote Sadiku studimet postdoktorale në Universitetin e Vjenës.