Sot, në kuadër të “Ditëve të Gjuhës Gjermane”, patëm kënaqësinë e veçantë të mirëpresim në Universitetin e Prishtinës shkrimtarin zviceran Vincenzo Todisco! Ky takim letrar u organizua në bashkëpunim mes Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.
Shkrimtari lexoi pasazhe nga dy prej veprave të tij më të njohura: “Das Eidechsenkind” (Fëmija hardhucë) dhe “Der Geschichtenabnehmer” (Marrësi i tregimeve) – dy rrëfime thellësisht reflektuese, që qëndërzojnë debatin mbi migrimin, kujtesën, fuqinë e të rrëfyeres dhe rëndësinë e të dëgjuarit në shoqërinë e mbikomunikimit.
Në këtë ngjarje morën pjesë studentë të Germanistikës dhe dashamirës të letërsisë, të cilët kontribuuan me pyetje në një bashkëbisedim të pasur mbi motivet kryesore të të dy romaneve.
Një falënderim i madh për bashkëpunimin e frytshëm me Ambasadën Zvicerane dhe për të gjithë pjesëmarrësit!