Drejtoresha e Institutit te Gjuhës dhe Kulturës Italiane të Universitetit të Prishtinës, Prof. Majlinda Bregasi, sot bëri një vizitë në Akademinë e Crusca-s, ku u takua me Presidentin Prof. Emeritus Paolo D’Achille, zv. Presidenten Prof. Emeritus Rita Librandi, Sekretaren e Akademisë Prof. Emeritus Analisa Nesi dhe Akademikun, Prof. Emeritus Leonardo Savoia.
Profesoresha u tregoi për progresin e mësimdhënies në italishtes në Fakultetin e Filologjisë dhe planet për të ardhmen e nga ana e Presidentit të Cruscas iu dha mbështetje e pakursyer.
Fillojmë me laboratorë që në korrik, me prezantime nga Akademia gjatë javës së Gjuhës Italiane e vazhdojmë me një seminar nën patronatin e akademisë, hera e parë në Kosovë.
Libri me portretet e Skënderbeut, i Prof Luan Tashit, iu dhurua me këtë rast Akademisë së Cruscas, ku nga sot do të bëjë pjesë në fondin e çmuar të kësaj biblioteke.
Presidenti i Akdemisë Prof. D’Achille e falënderoi profesoreshën Bregasi dhe Fakultetin e Filologjisë për punën e madhe për promovimin e gjuhës italiane.
Member of the National Science Council