Shkëmbe përvojën, ndihmo të tjerët – Nga Pasioni te Profesioni: Gratë në Teknologji

18 Mars 2025
SHARE

Të nderuar studentë dhe ju të diplomuar, 

Qendra për Zhvillim të Karrierës ju fton të merrni pjesë në një bisedë ekskluzive me znj. Teuta Sahatqija, një figurë e shquar në fushën e teknologjisë. Ky event është pjesë e ciklit te sesioneve: “Shkëmbe përvojën, ndihmo të tjerët”, e cila synon të inspirojë studentët dhe t'u ofrojë mundësi për të mësuar nga profesionistë të suksesshëm.

Data: 19 Mars 2025
Ora: 13:00 – 14:00
Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës - Universiteti i Prishtinës                  

Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “ Pjetër Bogdani “, Kati I, 10.000, Prishtinë, Kosovë

Gjatë këtij takimi, znj. Sahatqija do të ndajë përvojën e saj në sektorin e teknologjisë, sfidat me të cilat është përballur si grua në STEM dhe këshilla të vlefshme për ndërtimin e një karriere të suksesshme. Do të ketë gjithashtu një sesion të hapur për pyetje, ku mund të angazhoheni drejtpërdrejt me të ftuarën.

Ky është një rast i shkëlqyer për të mësuar, frymëzuar dhe zgjeruar njohuritë tuaja mbi botën e teknologjisë dhe STEM.

Regjistrohuni këtu për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj

https://forms.gle/xrX1fZMQuPVodh1A8