Ligjërata nga Profesorë të Universitetit të Napolit “L’Orientale” në Fakultetin e Filologjisë

14 Mars 2025
SHARE

Më datë 13 mars 2025, në Sallën Idriz Ajeti të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, u mbajtën dy ligjërata të organizuara nga Fakulteti i Filologjisë, me pjesëmarrjen e profesorëve të ftuar nga Universiteti i Napolit "L'Orientale".

Pas vizitës së tyre në Departamentin e Orientalistikës dhe në Institutin e Gjuhës dhe Kulturës Italiane, profesorët Roberto Tottoli dhe Francesca Bellino mbajtën ligjërata mbi tema që trajtojnë çështje të rëndësishme në fushën e studimeve orientale dhe enciklopedike.

Në kuadër të këtij aktiviteti, u mbajtën ligjëratat:

  • Prof. Roberto Tottoli: "Çeta e Profetëve (Cuneus Prophetarum) e Pjetër Bogdanit dhe studimi i Islamit dhe Kuranit në Evropë"
    Ligjërata e prof. Tottolit u fokusua në veprën e Pjetër Bogdanit, "Çeta e Profetëve". Profesori theksoi rëndësinë e kësaj vepre në kontekstin e studimeve evropiane mbi Islamin dhe Kuranin.  
  • Prof. Francesca Bellino: "Veprimtaritë Enciklopedike Arabe gjatë periudhës osmane"
    Në ligjëratën e saj, prof. Bellino prezantoi një pasqyrë mbi zhvillimin e enciklopedive arabe gjatë periudhës osmane, duke theksuar rëndësinë e tyre në klasifikimin e shkencave.

Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e dekanit prof. Abdulla Rexhepi. Ligjeratat u moderuan nga Prof. Rexhep Ismajli, akademik shqiptar dhe studiues i njohur në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë shqipe.

Ngjarja u ndoq nga studentë, profesorë dhe studiues të interesuar për temat e trajtuara. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërmjet Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Napolit "L'Orientale".