Kjo është retrospektiva e parë e veprës së Alexander Kluges në Kosovë. Ajo fton publikun të njihet me krijimtarinë kryesore të kineastit, filozofit, producentit televiziv, autorit dhe intelektualit më me ndikim në Gjermani sot, i njohur për kontributin e tij novator në kinemanë gjermane dhe ndërkombëtare, prodhimet inovative televizive dhe teorinë kritike të medias. Një pionier i Kinemasë së Re Gjermane, Kluge sfidon format tradicionale të rrëfimit përmes punës së tij, duke riformuar mënyrat se si tregohen historitë.
Retrospektiva e tij, e organizuar në bashkëpunim me Stralli, Goethe-Zentrum Prishtinë dhe Kino Armata, do të thellohet në temat e sferave publike dhe kundër-publike, duke eksploruar pjesëmarrjen dhe narrativat pas krizave me tre leksione publike dhe diskutime penale, dy seminare dhe një përzgjedhje prej mbi 20 filmash që përfshijnë mbi 50 vjet të punës së Kluges.
𝗥𝗲𝘁𝗿𝗼𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗶𝘃𝗮 realizohet në bashkëpunim me:Stralli, Goethe Zentrum Prishtina, Kino Armata, DAAD-Kosovo, Universiteti i Prishtinës