Seminari
SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE
FAKULTETI I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS "HASAN PRISHTINA"
FAKULETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË TIRANËS
E-mail: [email protected], [email protected]
Drejtore: Prof. dr. Lindita Sejdiu - Rugova
Bashkëdrejtor: Prof. dr. Shezai Rrokaj
Sekretar: Prof. asoc. dr. Muhamed Çitaku
Bashkësekretare: Prof.dr. Laura Smaqi
Sekretare profesionale: Liridona Bërkolli MA dhe Donika Elezkurtaj Bërveniku MA
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do t’i zhvillojë punimet në datat
18-29 gusht 2025, në Prishtinë.
Arritja e seminaristëve: 17 gusht 2025
Hapja solemne: 18 gusht 2025 në orën 11:00
Temat bosht për sesionet shkencore janë:
Zhvillime aktuale lidhur me leksikun e shqipes
Shqipja në rrjetet sociale
Postmodernizmi në letërsine shqipe
Programi bazë i Seminarit 43 përfshin:
Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
Ligjërata për letërsinë shqiptare;
Referime shkencore;
Ligjërata të përgjithshme;
Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në ambiente shqiptare;
Sesionin shkencor në ditët e fundit të Seminarit.
Paraqitja për pjesëmarrje në edicionin e 43-të të Seminarit duhet të arrijë deri më 1 qershor 2025 në një prej adresave të shënuara. Drejtoria e Seminarit do t’i mbulojë shpenzimet e vendosjes dhe të ekskursioneve eventuale në Kosovë. Shpenzimet e udhëtimit i heqin vetë pjesëmarrësit.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
THE INTERNATIONAL SEMINAR ON ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE
The International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture will take place on 18-29 August 2025 in Pristina.
Arrival of seminarians: August 17, 2025
Opening: August 18, 2025 at 11:00
Key topics:
Current Developments regarding the Albanian Lexicon
Albanian on Social Media
Postmodernism in Albanian Literature
The program of the Seminar will include:
Intensive courses of the Albanian language (three levels);
Particular lectures on Albanian linguistics;
Lectures on Albanian literature;
Scientific research presentations;
General lectures;
Additional cultural program aiming to show the participants the natural beauties of Kosovo and other ongoing cultural activities outside the capital Prishtina;
Colloquium during the last days of the Seminar.
Applications for participation in the 43rd edition of the Seminar must be sent by June 1, 2025.
The Directory of the Seminar will cover accommodation and possible excursions in Kosovo.
Travel expenses are covered by the participants themselves.
---------------------------------------------------------------------------------------------
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Seminari ka zhvilluar gjithsej 42 sesione deri tash. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari vepron sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Më 2020 qe ndërprerë aktiviteti, për shkak të pandemisë Covid 19.
The International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture was founded in 1974 at the Faculty of Philology (Faculty of Philosophy at that time) of the University of Prishtina. This seminar is organized for the students, professors and researchers outside Kosova and Albania engaged in the Albanian sciences and in Albanology in general.
The Seminar has so far organized 42 Sessions. In 1991 the imposed Serbian rule discontinued the activities of the Seminar. In 1995 and 1996, in co-operation with the Institute of Linguistics and Literature of the Academy of Sciences and Arts of Albania, the Seminar was forced to develop its activities in Tirana. Since the year 2000 the Seminar performs its activities in Prishtina. The 19th and the 20th sessions were organized in cooperation with the Institute of Linguistics and Literature of the Academy of Sciences of Albania. In 2020, its activities were discontinued due to Covid 19 pandemic.
--------------------------------------------------------------------
Rrjetet sociale të Seminarit / Our media accounts:
Facebook: https://www.facebook.com/seminarialbanologji/
Instagram: seminari_albanologji
- Thirrje për Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Arsimit dhe Shkencës
- Shkëmbe përvojën, ndihmo të tjerët – Nga Pasioni te Profesioni: Gratë në Teknologji
- Ligjërata nga Profesorë të Universitetit të Napolit “L’Orientale” në Fakultetin e Filologjisë
- Rektori i Universitetit të Napolit mban ligjëratë në Fakultetin e Filologjisë