Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin dimëror 2026/2027 në Universitetin e Humboldit, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

22 Prill 2026
SHARE

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027:

  • 2 bursa - Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, niveli i studimeve BA;
  • 2 bursa - Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, niveli i studimeve BA.

 

Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.


Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:

- Certifikata e notave/Transkripta;

- CV (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane);

- Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohes së gjuhës angleze (B2) / Certifikata e njohjes së gjuhës gjermane (B2) për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane.

 

 Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.


Afati i fundit për aplikim për semestrin dimëror 2026-2027 është: 04 maj 2026!

Dokumentet me titullin "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.