Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet të stafit në Programin Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Usti nad Labem, Çeki

16 Prill 2026
SHARE

Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin UJEP në
Usti nad Labem, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit
Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie
Për shkëmbimin e stafit për mësimdhënie prioritet i jepet stafit të Gjuhës dhe Letërsisë
Gjermane, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1. Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
2. Një letër motivimi (në gjuhën gjermane/angleze);
 Afati për aplikim është: 20 prill 2026

Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University" duhet të dërgohen të skanuara (të
lidhura në një fajll si pdf) tek: [email protected].