Fakulteti i Filologjisë pjesë e organizimit të konferencës “XVI. International Balkan Education and Science Congress”

13 Mars 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet të studentëve për semestrin dimëror 2025/2026 në Universitetin UJEP n Usti nad Labem, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (4 bursa, 5-muajshe).

Fushat e mobilitetit:

• Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane dhe

• Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor: Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet studimore të Fakultetit të Filologjisë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA me notë mesatare mbi 8.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA janë:

- CV (në gjuhën gjermane / angleze);

- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);

- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane / angleze);

- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);

- Certifikata e gjuhës gjermane (për studentët e gjermanishtes) (minimum niveli B1) / angleze për studentët e anglishtes (minimum niveli B2).

- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

 Afati për aplikim për semestrin dimëror është: 29 prill 2025, ora 14.00.

Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.