Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet të studentëve për semestrin dimëror 2026/2027 në Universitetin Katolik Eichstätt-Ingolstadt në Gjermani në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master
Fushat e mobilitetit:
- Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor: Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e dytë të studimeve në programin BA Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, me notë mesatare mbi 8.
Master: Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e parë të studimeve MA në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane me notë mesatare mbi 8.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:
- CV (në gjuhën gjermane);
- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
- Certifikata e gjuhës gjermane (minimum niveli B1).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Afati për aplikim për semestrin dimëror është: 27 mars 2026.
Dokumentet me titull "Catholic University of Eichstätt-Ingolstadt" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.