Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin dimëror 2026/2027 në Universitetin “NLA University College” në Norvegji, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

12 Mars 2026
SHARE

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027:

Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA ose në semestrin e parë MA në Fakultetin e Filologjisë.


Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

- Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze);  

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik) (në gjuhën angleze);

- Certifikata e njohes së gjuhës angleze (B2)

 

Afati për aplikim për semestrin dimëror 2026/2027 është: 23 mars 2026.


Dokumentet me titullin “NLA University College” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.