Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve dhe stafit për semestrin veror 2025/2026 në Universitetin e Veliko Tarnovo "St. Cyril and St. Methodius", Bullgari,

02 Shkurt 2026
SHARE

Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve dhe stafit për
semestrin veror 2025/2026 në Universitetin e Veliko Tarnovo "St. Cyril and St. Methodius", Bullgari,
në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026:
 2 bursa – për studime në Departamentin e Ballkanistikës, niveli i studimeve BA;

Për studimet në Departamentin e Ballkanistikës në Universitetin e Veliko Tarnovo përparësi kanë
studentët e programit Ballkanistikë BA. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët janë të regjistruar të
paktën në vitin e dytë të studimeve BA.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/Transkripta;
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohes së gjuhës angleze (B1) / Certifikata e njohjes së gjuhës bullgare (B1)

- Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie (3 bursa, 5 ditë) :
Për shkëmbimin e stafit për mësimdhënie prioritet i jepet stafit të Programit të Ballkanistikës, për shkak
të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1. Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
2. Një letër motivimi (në gjuhën gjermane/angleze);
3. Certifikata e njohes së gjuhës angleze (B2) / Certifikata e njohjes së gjuhës bullgare (B2)

 Afati për aplikim për semestrin veror është: 15 shkurt 2026.
Dokumentet me titullin "University of Veliko Tarnovo " duhet të dërgohen të skanuara te:
[email protected] dhe [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.