Fakulteti i Filologjisë zgjatë afatin e thirrjes për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2025/2026 në Universitetin UJEP në Usti nad Labem, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master
- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj).
Fushat e mobilitetit:
- Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane dhe
- Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor: Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet studimore të Fakultetit të Filologjisë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA me notë mesatare mbi 8.
Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet studimore të Fakultetit të Filologjisë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e parë të studimeve MA me notë mesatare mbi 8.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA/MA janë:
- CV (në gjuhën gjermane / angleze);
- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane / angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
- Certifikata e gjuhës gjermane (për studentët e gjermanishtes) (minimum niveli B2) / angleze për studentët e anglishtes (minimum niveli B2).
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Afati për aplikim për semestrin veror është: 23 tetor 2025, ora 14.00.
Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.