Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2025/2026 në Universitetin e Humboldit

07 Tetor 2025
SHARE

Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2025/2026Universitetin e Humboldit, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026:

  • 2 bursa  – për studime në Departamentin e Sllavistikës në HU, niveli i studimeve BA ose MA;
  • 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, niveli i studimeve BA ose MA;
  • 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, niveli i studimeve BA ose MA.

 

Për studimet në Departamentin e Sllavistikës në Universitetin e Humboldit përparësi kanë studentët që studiojnë Gjuhë Shqipe BA dhe MA në Fakultetin e Filologjisë, si dhe studentët e programit Ballkanistikë BA.

Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.


Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

- Certifikata e notave/Transkripta;

- CV (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose leternjoftimit;

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane);

- Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohes së gjuhës angleze (B2) / Certifikata e njohjes së gjuhës gjermane (B2) për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane.

 

Afati i fundit për aplikim për semestrin veror 2026 është: 24 tetor 2025!

Dokumentet me titullin "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.