Në Fakultetin e Filologjisë u promovua vëllimi “Përrallëza arbëreshe”, përgatitur nga Mario Bellizzi

20 Maj 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2025/2026 për mobilitete në Universitetin UJEP n Usti nad Labem, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie

Prioritet i jepet stafit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

2. Një letër motivimi (në gjuhën gjermane/angleze);

 Afati për aplikim për semestrin dimëror është: 23 maj 2025, ora 14.00.

Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.