Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë në Programin Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Usti nad Labem, Çeki për semestrin dimëror 2025/2026

09 Prill 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet të studentëve për semestrin dimëror 2025/2026 në Universitetin UJEP  n Usti nad Labem, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (4 bursa, 5-muajshe).

 

Fushat e mobilitetit:

  • Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane dhe
  •  Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor: Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet studimore të Fakultetit të Filologjisë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA me notë mesatare mbi 8.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA janë:

-       CV (në gjuhën gjermane / angleze);

-       Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);

-       Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

-       Një letër motivimi (në gjuhën gjermane / angleze);

-       Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);

-       Certifikata e gjuhës gjermane (për studentët e gjermanishtes) (minimum niveli B1) / angleze për studentët e anglishtes  (minimum niveli B2).

-        Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

 

 Afati për aplikim për semestrin dimëror është: 29 prill 2025, ora 14.00.

 

Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University"  duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.