Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet të studentëve për semestrin dimëror 2025/2026 në Universitetin e Palermos, Itali, në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master.
- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (6 muaj).
Fushat e mobilitetit:
Fakulteti i Filologjisë
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor (Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet studimore të Fakultetit të Filologjisë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA me notë mesatare mbi 8).
Master (Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet studimore të Fakultetit të Filologjisë. Të drejtë aplikimi kanë studentët me notë mesatare mbi 8).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:
- CV (në gjuhën angleze);
- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
- Certifikata e gjuhës angleze (ose italiane) (minimum niveli B1).
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione, luteni ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: https://www.unipa.it/mobilita/en/incoming-students/international-credit-mobility/
Afati për aplikim për semestrin dimëror është: 24 prill 2025, ora 14.00.
Dokumentet me titull "University of Palermo Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.