NJOFTIM

03 Maj 2026
SHARE

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane dhe Goethe Zentrum organizojnë takim letrar me shkrimtaren Jehona Kicaj, e cila do të lexojë pjesë nga romani i saj “ë”, i nominuar në listën e shkurtër për Çmimin Gjerman të Librit 2025.

Pjesët e romanit që do të lexohen do të jenë të përkthyera edhe në shqip, ndërsa aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën gjermane dhe shqipe (me përkthim simultan).

📅 4 maj 2026
🕓 16:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

Aktiviteti organizohet me përkrahjen e Ambasadës së Gjermanisë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe mbahet në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë.

Mirë se vini! ✨