NJOFTIM

15 Prill 2026
SHARE

Prof. asoc. Blertë Ismajli po qëndron si profesore vizitore në Universitetin e Regensburgut.
Gjatë kësaj periudhe, ajo do të mbajë ligjërata dhe aktivitete akademike që fokusohen në temat e
kontaktit gjuhësor dhe migrimit, duke sjellë perspektiva bashkëkohore dhe ndërdisiplinore në
fushën e studimeve gjuhësore.
Kjo vizitë akademike përfaqëson një mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ndërinstitucional
dhe shkëmbim të përvojave shkencore, si dhe kontribuon në avancimin e kërkimit në fushën e
gjuhësisë.
Fakulteti i Filologjisë i uron prof. Ismajlit suksese në angazhimin e saj akademik dhe mirëpret
thellimin e bashkëpunimit me Universität Regensburg në të ardhmen.