Në zbatim të dispozitave ligjore dhe të Rregullores me Nr.Prot.: 1/282 dt. 3.6.2025 lidhur me procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, avancimin dhe rizgjedhjen e personelit akademik në UP, njoftohen të gjithë të interesuarit se në është publikuar buletini Nr. 09/2026 në linkun: https://stafiakademik.uni-pr.edu/Buletini , për pozitat e shpallura në Konkursin me Nr.Prot.,: 29 dt. 8.1.2026 për njësinë akademike Fakulteti i Filologjisë.
Krahas kësaj është përcaktaur afati për paraqitjen e ankesave si në vijim:
- Afati për ushtrimin e ankesës nga data 27.03.2026 deri më 10.04.2026, deri në ora 16:00.
Gjatë këtij afati, kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesë të arsyetuar ndaj rezultateve të publikuara, duke identifikuar qartë pretendimet për shkelje procedurale apo materiale dhe duke bashkëngjitur dëshmitë relevante mbështetëse.
Forma dhe vendi i dorëzimit të ankesave:
- Ankesat duhet të dorëzohen në formë të shkruar (fizike);
- Dorëzimi bëhet tek Arkiva e Fakultetit të Filologjisë (Zyra nr. 7);
- Ankesat e paraqitura pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.