Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2026 për mobilitete në Universitetin UJEP në Usti nad Labem, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie
• Shkëmbimin e stafit për trajnim
Për shkëmbinin e stafit për mësimdhënie prioritet i jepet stafit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1. Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
2. Një letër motivimi (në gjuhën gjermane/angleze);
Afati për aplikim për semestrin veror është: 24 tetor 2025, ora 14.00.
Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University" duhet të dërgohen të skanuara (të lidhura në një fajll si pdf) tek: [email protected].