Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2025/2026 në Universitetin Üsküdar, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026 (1 bursë)
Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta;
- CV (në gjuhën angleze/ose në gjuhën turke);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose leternjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze/ në gjuhën turke);
- Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohes së gjuhës angleze (B1) / Certifikata e njohjes së gjuhës turke (B1) për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Turke.
Afati i fundit për aplikim për semestrin veror 2026 është: 24 tetor 2025!
Dokumentet me titullin " Üsküdar University Application" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.