Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2025/2026 në Universitetin e Humboldit, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026:
- 2 bursa – për studime në Departamentin e Sllavistikës në HU, niveli i studimeve BA ose MA;
- 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, niveli i studimeve BA ose MA;
- 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, niveli i studimeve BA ose MA.
Për studimet në Departamentin e Sllavistikës në Universitetin e Humboldit përparësi kanë studentët që studiojnë Gjuhë Shqipe BA dhe MA në Fakultetin e Filologjisë, si dhe studentët e programit Ballkanistikë BA.
Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta;
- CV (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose leternjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane);
- Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohes së gjuhës angleze (B2) / Certifikata e njohjes së gjuhës gjermane (B2) për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane.
Afati i fundit për aplikim për semestrin veror 2026 është: 24 tetor 2025!
Dokumentet me titullin "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.