Fakulteti i Filologjisë, UP, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2025-26 në Universitetin Paul-Valéry Montpellier 3 në Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (1 bursë 4mujore).
Prioritet u jepet studentëve të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit të Filologjisë, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.
Nivelet e mobilitetit për studentë:
Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze ose në gjuhën frënge)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze ose në gjuhën frënge)
- Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës frënge.
Afati për aplikim për semestrin veror është: 10 tetor 2025, ora 14.00.
Dokumentet me titull " University Paul-Valéry Montpellier 3 Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.