Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë në Programin Erasmus+ në "Catholic University of Eichstätt-Ingolstadt” në Gjermani për semestrin veror 2025/2026

26 Shtator 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet të studentëve për semestrin veror 2025/2026 në Universitetin Katolik Eichstätt-Ingolstadt në Gjermani në kuadër të programit Erasmus+.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master

 

Fushat e mobilitetit:

  • Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor: Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet studimore të Fakultetit të Filologjisë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e tretë të studimeve BA me notë mesatare mbi 8.

Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet studimore të Fakultetit të Filologjisë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët të paktën janë të regjistruar në vitin e parë të studimeve MA me notë mesatare mbi 8.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:

-       CV (në gjuhën gjermane);

-       Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);

-       Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

-       Një letër motivimi (në gjuhën gjermane);

-       Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);

-       Certifikata e gjuhës gjermane (minimum niveli B1 për studentët BA) dhe (minimum B2 për studentët MA).

-        Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

 

 Afati për aplikim për semestrin veror është: 13 tetor 2025, ora 14.00.

 

Dokumentet me titull "Catholic University of Eichstätt-Ingolstadt"  duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.